E ftuar këtë mëngjes në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Roza Lati foli hapur për sfidat personale, rritjen e saj si individ dhe punën e vazhdueshme me veten.
Gjatë intervistës, Roza ndau mendimet e saj për vajzat që zgjedhin të shesin trupin për para, një temë që dikur e kishte ngjallur revoltë tek ajo. Sot, me më shumë përvojë dhe kontakt të drejtpërdrejtë me këtë realitet, ajo shprehet me një qasje më të kuptueshme:
“Dikur ndihesha e revoltuar. Por sot, duke punuar në televizion me vajza që e kanë bërë këtë zgjedhje, e kam parë ndryshe. Edhe unë jam paragjykuar si ‘gocë ekrani’. Kam njohur vajza të tilla dhe kam kuptuar që, për sa kohë nuk sillen me arrogancë apo nuk bëjnë tangërllëk në tavolinë, ajo është zgjedhja e tyre. Prostitucioni ka qenë gjithmonë pjesë e realitetit tonë – është zanati më i vjetër në botë. Nëse dikush e zgjedh këtë rrugë, por ruan respektin dhe sjelljen korrekte, nuk më takon mua ta gjykoj.”






