Roza Lati: “S’më është shpifur Heidi, por televizioni që po degradohet”
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, moderatorja e njohur Roza Lati foli hapur për sfidat personale, rritjen profesionale dhe marrëdhënien me botën e televizionit.
Në fokus të bisedës ishte edhe një postim i saj i mëhershëm që bëri bujë në rrjet: “Më është shpifur televizioni”, i cili nga shumë portale u interpretua si një thumb në drejtim të Heidi Bacit, ish-banore e “Big Brother VIP 3”. Megjithatë, Roza sqaroi se deklarata nuk kishte asnjë lidhje personale me Heidin.
“S’ka asgjë personale me vajzën. Ka edhe televizione të tjera që marrin prezantuese që nuk dinë të flasin…”, – u shpreh ajo. – “Mendoj se syri i publikut është shumë i stërvitur, ashtu siç jemi ne që kemi bërë vite televizion. Rrjetet sociale ua kanë hapur sytë njerëzve. Ata e shohin vetë si kanë degraduar televizionet shqiptare. E kisha në mënyrë të përgjithshme. Siç më është shpifur mua.”
Roza, e cila ishte edhe vetë banore në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, së bashku me Heidin, u tregua e drejtpërdrejtë në komentet e saj, duke theksuar nevojën për më shumë profesionalizëm në ekranet shqiptare.






