Roza Lati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka reaguar me ironi ndaj thashethemeve se i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, Xhonatan Islamin. Prej disa muajsh në një marrëdhënie, dyshja u përfolën për një ndarje të mundshme pasi Xhonatani u pa në shoqërinë e një bionde.
Në një postim në rrjete sociale, Roza shkroi:
“Po normal që do shkruajnë portalet që jam ndarë nga i dashuri, se ai djalë po shoqërohet me një bionde vërdallë”.
Ajo shtoi me humor se portaleve u mungonte vetëm të shtonin edhe detajin “të njohurit e Rozës që aprovojnë ndarjen” për ta kompletuar lajmin.
Me këtë reagim, moderatorja hodhi poshtë çdo aludim për krizë, duke treguar se lidhja e saj me Xhonatanin është e fortë dhe se nuk ka vend për spekulime.







