Site logo

Ntreg

Rozana nuk e përtyp lehtë humbjen në BBVA /Komenton fitoren e Gjestit

Rozana Radi u shpall finalistja e dytë e Big Brother VIP Albania 4, duke fituar zemrat e publikut me qëndrimin, lojën dhe autenticitetin e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend. Edhe pse çmimi i madh shkoi për këngëtarin nga Peja, Besart Kelmendi – i njohur si Gjesti – Rozana duket se nuk e ka mbyllur ende kapitullin me BBVIP.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, artistja ka reflektuar mbi eksperiencën në reality show dhe nuk e ka fshehur zhgënjimin për mosfitoren:

“Sigurisht që jam ndjerë keq, por unë në jetën time jam mësuar edhe me fitore, sigurisht edhe me humbje. Kjo më jep forcë ndoshta në një Big Brother tjetër.”

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, me fansat që po spekulojnë për një rikthim të mundshëm të Rozanës në ndonjë edicion të ardhshëm të BBVIP.

Ndërkohë, pavarësisht rezultatit final, Rozana Radi u kthye në një nga personazhet më të dashur të këtij edicioni, falë karizmës, natyrës së sinqertë dhe lojës së balancuar që zhvilloi brenda shtëpisë.

Përveç angazhimit në muzikë, Rozana ka një karrierë të gjatë edhe në teatër, duke e konsoliduar profilin e saj si një artiste e plotë në skenën shqiptare.

Të fundit