Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Rozana Radi ka shkaktuar të qeshura në publik pas një loje telefonike që zhvilloi me Irini Qirjakon, gjatë emisionit “Goca dhe Gra”.
Teksa ishte live në transmetim, Rozana mori në telefon këngëtaren e famshme, duke i kërkuar pesë mijë euro borxh – një shaka që surprizoi publikun dhe vetë Irinin.
Pjesë nga biseda e tyre:
Rozana: “Doja pesë mijë euro borxh.”
Irini: “Shumë po kërkon moj vajzë.”
Rozana: “Më jep tre po s’pate.”
Irini: “Dëgjo, unë sa restaurova shtëpinë e plazhit, i kam zbrazur të gjitha paratë aty.”
Pas përgjigjes plot humor të këngëtares së njohur, Rozana shpërtheu në të qeshura, duke i treguar se gjithçka ishte një shaka live për publikun e emisionit.
Videoja e momentit është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke marrë qindra komente nga ndjekës që kanë vlerësuar reagimin spontan dhe të sinqertë të Irini Qirjakos.






