Site logo

Ntreg

Rozana thyen heshtjen për herë të parë: Ja çfarë thotë për raportin me Gjesin pas BBVIP

Këngëtarja e njohur dhe ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, ka vendosur të flasë për herë të parë pas përfundimit të spektaklit rreth marrëdhënies së saj me Gjesin.

Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse kishte pasur kontakt me ish-banoren, dhe përgjigjja e Rozanës ishte e drejtpërdrejtë:
“Jo, nuk kam folur. Nuk jemi në Instagram, nuk kemi kontakt,” – u shpreh ajo.

Megjithatë, pavarësisht distancës mes tyre, Rozana zgjodhi të ruajë një ton të matur dhe paqësor.
“I uroj më të mirat, siç ja kam uruar gjithmonë. Suksese,” shtoi ajo, duke shmangur çdo formë konflikti publik dhe duke e mbyllur çështjen me elegancë.

Kjo deklaratë vjen pas thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar për marrëdhënien e ftohtë mes dy ish-banoreve të formatit, duke qartësuar njëherë e mirë pozicionin e Rozanës në këtë raport.

Të fundit