Site logo

Ntreg

Rrëfim i rrallë i deputetit Salianji: Grida më vizitonte shpesh në burg

Rrëfim i rrallë i deputetit Salianji: Grida më vizitonte shpesh në burg

Një frazë e vetme mjaftoi që intervista e Ervin Salianjit në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTv të bëhej kryefjalë në rrjetet sociale. Deputeti i Partisë Demokratike foli për herë të parë publikisht për lidhjen me Grida Dumën, një nga figurat më të spikatura të skenës politike dhe mediatike shqiptare.

Ai kujtoi periudhën e izolimit dhe rolin e saj pranë tij:

“Ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg,” – u shpreh Salianji.

Megjithatë, kur u pyet për planet për martesë, deputeti zgjodhi të mbetej diskret:

“Nuk është momenti për këtë. Do të ketë kohë e vende të tjera ku do të flasim gjatë e gjerë. Unë nuk e kam përfshirë kurrë jetën time personale në publik.”

Ky rrëfim i tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, duke ndezur spekulime rreth të ardhmes së lidhjes së çiftit.

Të fundit