Site logo

Ntreg

Rrëfim i rrallë nga Parashqevi Simaku /Jeta si e pastrehë në Amerikë

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, këngëtarja legjendare shqiptare, Parashqevi Simaku, rikthehet në vëmendje me një rrëfim tronditës dhe prekës nga jeta e saj në emigrim. Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Blendi Fevziu, e cila transmetohet sonte në mbrëmje, Simaku flet hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj – kohën kur jetonte si e pastrehë në rrugët e New York-ut.

E pyetur për arsyet që e çuan në një situatë të tillë, artistja reagoi me qetësi dhe filozofi, duke shmangur dramatizimin:
“Eja të shkojmë të kënaqemi, se njerëzit nuk duan të dëgjojnë të shkuara të harruara.”
Megjithatë, ajo zbuloi një pjesë të së vërtetës, duke shtuar:
“Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë.”

Rrëfimi i saj shoqërohet edhe me zbulimin e një vendi simbolik në New York – një pllakë guri ku këngëtarja kishte kaluar një pjesë të kohës së saj si e pastrehë, nën shi, borë apo diell. Ky detaj i papritur i jep intervistës një dimension të thellë emocional dhe njerëzor.

Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, vjen në këtë intervistë ndryshe nga sa e kanë njohur publiku ndër vite – më e fortë, më reflektuese dhe gati për të ndarë një kapitull të pathënë të jetës së saj. Intervista pritet të sjellë emocione të forta dhe momente që do të lënë gjurmë.

Të fundit