“Sa më mungon, idiot!” – Alba nuk e fsheh mallin për Limin

“Sa më mungon, idiot!” – Alba nuk e fsheh mallin për Limin

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba, ka vijuar të shprehë hapur ndjenjat e saj për Limin edhe gjatë ditës së sotme. Teksa ishte duke biseduar brenda shtëpisë, ajo nuk i kurseu fjalët, duke e përmendur me tone ironike, por plot mall.

Duke e quajtur “idiot”, Alba u shpreh se mungesa e Limit ndihet fort për të dhe se ndjenjat e saj për të mbeten të pandryshuara.

“Ia ha zemrën unë atij idioti që nuk është këtu. Ah more idiot, sa më mungon”, u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre vazhdon të jetë shumë e fortë, pavarësisht distancës.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë për raportin mes dyshes dhe për ndjenjat e sinqerta që Alba vazhdon të tregojë.

Të fundit