Sa paguhet Gjesti për një koncert? Shifra që nuk pritej nga fituesi i BBVIP4

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, po shijon suksesin e tij pas daljes nga formati, duke zhvilluar një sërë koncertesh brenda dhe jashtë Kosovës.

Pas këtij rrugëtimi të suksesshëm, karriera e tij muzikore po përjeton një rritje të dukshme, me angazhime të njëpasnjëshme dhe një pritje të ngrohtë nga publiku.

Gjatë emisionit “Weekend”, gazetari Redjon Shtylla ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me pagesën e artistit për këto performanca.
“Me sa e di unë, shifra që paguhet kap shifrën pesëshifrore,” – deklaroi Shtylla, duke nënkuptuar se suksesi i Gjestit është reflektuar edhe në aspektin financiar.

Të fundit