Site logo

Ntreg

Sabiani zbulon kërkesat për dhëndrin e Keisit – Përgjigjja e tij do tju surpizojë

Këngëtari i njohur Sabiani ka hapur zemrën gjatë një interviste, duke folur me humor dhe sinqeritet për marrëdhënien e tij me vajzën e tij, Keisi Meidinin. Gjatë bisedës, ai ka ndarë pritshmëritë që ka për dhëndrin e ardhshëm, si dhe ka reaguar në mënyrë të veçantë kur u pyet për ditën kur Keisi mund të largohet nga shtëpia.

Sabiani tha se e vetmja gjë që kërkon nga partneri i ardhshëm i vajzës së tij është që ai të jetë një njeri i mirë: simpatik, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj familjes. Këngëtari theksoi se për të janë më të rëndësishme vlerat njerëzore sesa pamja apo profesioni i partnerit të Keisit.

Kur moderatorja e pyeti se si do të ndihej nëse një ditë Keisi do të martohej dhe nuk do të jetonte më me të, Sabiani e priti pyetjen me një përgjigje plot humor, duke shkaktuar të qeshura në studio: “Nuk e mbaj mendjen fare! Ose do të marr ndonjë dhëndër brenda dhe hajde! Do ta bëjmë një zgjidhje!”

Komentet e tij ishin një pasqyrë e dashurisë dhe humorit të natyrshëm që ai ka ndaj familjes së tij.

baner viral news

Të fundit