Salsano Rrapi flet për karrierën dhe komenton BBVA: “Është tunduese…”

Aktori dhe moderatori i njohur, Salsano Rrapi, ka qenë së fundmi i ftuar në një studio televizive, ku ka rrëfyer më shumë rreth jetës së tij profesionale dhe personale. I njohur për karrierën e tij të gjatë në televizion, ai foli me sinqeritet për eksperiencat në moderim dhe aktrim, por edhe për jetën jashtë ekranit.Në një moment të intervistës, moderatori Visjan Ukcenaj e pyeti nëse do ta shihnim ndonjëherë Salsanon si pjesë e formatit “Big Brother VIP Albania”, konkretisht në edicionin e pestë. Reagimi i Salsanos ishte mjaft i qartë, por me një dozë të lehtë tundimi.

“Unë kur e shoh BBV është shumë tunduese, sidomos kur aty ka debate mendoj që po të isha unë aty do thoja këtë, pra do të reagosh,” tha ai, duke treguar se ndjek emisionin dhe se shpesh imagjinon veten në atë situatë.

Megjithatë, ai shtoi se ndjeshmëria e tij ndaj miqve dhe njerëzve të dashur e bën të vështirë një ndarje e gjatë nga jeta jashtë. “Në përgjithësi unë nuk rri dot larg njerëzve të mi të dashur dhe miqve të mi. Unë kam një ritual shumë të mirë dhe ma mbushin jetën me gëzim, përpos edhe halleve që kemi,” – u shpreh aktori.Salsano vuri në dukje edhe aspektin mediatik të izolimit brenda shtëpisë së BBV, duke shtuar:
“Plus që kur hyn aty brenda, çfarë nuk thuhet jashtë. Fillojnë fantazitë, kur ti nuk je pastaj ato vazhdojnë edhe katër muaj, ndërsa kur je, është ndryshe.”


Ky koment i sinqertë i Salsanos konfirmon se edhe pse mund të jetë një figurë që do të përshtatej lehtësisht në një format si Big Brother VIP, ai mbetet i lidhur fort me jetën jashtë ekranit dhe njerëzit e tij më të afërt.

Të fundit