Site logo

Ntreg

Santiana Maloku dhe Patris Berisha rikthehen sërish bashkë?!

Santiana Maloku dhe Patris Berisha rikthehen sërish bashkë?!

Prej disa muajsh, emrat e Santiana Malokut dhe Patris Berishës kanë qarkulluar shpesh në mediat rozë, për shkak të dyshimeve se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësia.

Edhe pse asnjëri nuk e ka konfirmuar kurrë publikisht një lidhje, afrimiteti i tyre i shpeshtë në publik dhe në rrjetet sociale ka nxitur spekulime të shumta. Pak kohë më parë, dyshja u bë sërish temë diskutimi kur fansat vunë re se nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, një gjest që u interpretua si shenjë e një ftohjeje mes tyre.

Megjithatë, duket se “krisja” nuk ka zgjatur shumë. Së fundmi, Santiana dhe Patris janë parë sërish duke u ndjekur në rrjetin social, duke dhënë sinjal se raporti i tyre është rikthyer në normalitet.

Fansat nuk kanë nguruar të komentojnë sërish: disa besojnë se bëhet fjalë për një miqësi të thjeshtë, ndërsa të tjerë janë të bindur se mes tyre ka ende diçka më të veçantë. Pavarësisht spekulimeve, duket se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe pa tensione.

Të fundit