Sapo u nda nga Dolce, Edi dhe Bia shumë të afërt në shtrat!

Sapo u nda nga Dolce, Edi dhe Bia shumë të afërt në shtrat!

Një zhvillim i ri brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 ka ndezur rrjetet sociale. Eduard Kuçi dhe Bia Khalifa janë filmuar nga kamerat e formatit në momente të afërta në shtrat, duke ngritur dyshime për një romancë të re.

Edhe pse të mbuluar me jorgan, afrimiteti dhe gjestet mes tyre nuk i shpëtuan syrit të publikut. Pamjet u përhapën me shpejtësi në Instagram dhe TikTok, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime të forta mes ndjekësve të spektaklit.

Publiku është i ndarë në mendime: një pjesë beson se mes Eduardit dhe Bias po lind diçka më shumë se miqësi, ndërsa të tjerë e shohin këtë afrimitet si një strategji loje për vëmendje dhe përfitim në garë.

Ky afrimitet vjen vetëm pak kohë pasi Eduardi konfirmoi ndarjen nga Dolce, duke hapur rrugë për spekulime të reja. Gjatë ditëve të fundit, dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer biseda të gjata, shikime domethënëse dhe momente që publiku i ka cilësuar si “të nxehta”.

Emrat e tyre tashmë janë ndër më të komentuarit e këtij edicioni, ndërsa publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të radhës brenda shtëpisë së BBVIP.

Të fundit