Sara dhe Bardhi të hapur për një tjetër bebe? Ja si iu përgjigj Sara fansave

Sara Gjordeni me humor për një shtatzëni të dytë: “Ne nuk mendojmë…”

Edhe pse janë bërë prindër vetëm disa muaj më parë, Sara Gjordeni dhe Bardhi vazhdojnë të përballen me pyetje rreth një fëmije të dytë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën nëse planifikojnë të zgjerojnë familjen së shpejti.

Përgjigja e saj ishte një miks i humorit dhe sinqeritetit:
“Ne nuk mendojmë… hahah” – u përgjigj ajo, duke lënë të kuptohet se, ndonëse një shtatzëni nuk është në planet e momentit, një surprizë e tillë do të ishte e mirëpritur.

Çifti u bë prind për herë të parë në dhjetor me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Nea. Që nga ajo kohë, ata janë treguar shumë të hapur me ndjekësit në rrjetet sociale, duke ndarë jo vetëm momente të ëmbla me vajzën, por edhe eksperiencat dhe sfidat e të qenurit prindër të rinj. Kjo transparencë e ka bërë çiftin të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e publikut.

Sara dhe Bardhi të hapur për një tjetër bebe? Ja si iu përgjigj Sara fansave

Të fundit