Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, dhe këngëtari Bardhi kanë ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tyre personale: shtëpinë e re. Përmes postimeve në rrjete sociale, çifti ka treguar ambientin ku do të fillojë një kapitull të ri, duke marrë menjëherë vëmendjen dhe komplimentet e fansave.
Shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe minimalist, me ngjyra neutrale, detaje elegante dhe ndriçim të ngrohtë. Kuzhina e hapur bashkë me zonën e ngrënies krijon një hapësirë funksionale dhe estetike, ndërsa mobilimi duket i kuruar deri në detaje.
Në një postim, Sara ka shoqëruar pamjet me një mesazh domethënës:
“Dedikuar vajzave që nuk ndalojnë kurrë së ëndërruari dhe punuar.”
Çelësat e shtëpisë simbolizojnë një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e çiftit, i cili vazhdon të jetë i ndjekur dhe komentuar gjerësisht nga publiku. Prej pak kohësh, Sara ka lançuar edhe linjën e saj të kujdesit të lëkurës, e cila duket se po i ecën mjaft mirë.






