Site logo

Ntreg

Sara Gjordeni i dedikon fjalët më të ëmbla Bardhit ditën e përvjetorit!

Sara Gjordeni i dedikon fjalët më të ëmbla Bardhit ditën e përvjetorit!

Një vit dashuri, përkushtim dhe lumturi për çiftin e njohur Sara Gjordeni dhe Bardhi.
Në përvjetorin e parë të martesës së tyre, Sara ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një mesazh të ndjerë, që ka prekur shumë zemra.

Në një Instastory plot dashuri dhe ndjenja mirënjohjeje, ajo ka shkruar:

“Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që më mbron, më drejton, më mbush me forcë dhe ambicie. Copeza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përjetë ëndrra që po jetojmë.”

Postimi i saj është shpërndarë me dhjetëra herë në rrjete sociale, ndërsa ndjekësit kanë uruar çiftin për përvjetorin, duke i komplimentuar për lidhjen e fortë dhe raportin që kanë ndërtuar pas “Big Brother VIP Albania”.

Sara dhe Bardhi, të cilët u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë treguar se historia e tyre ka shkuar përtej ekranit. Çifti kurorëzoi dashurinë me martesë dhe që prej atëherë, janë kthyer në një ndër dyshet më të dashura për publikun.

Të fundit