Sara Gjordeni, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një deklaratë të bujshme në rrjete sociale, duke zbuluar se fitimet e saj pas daljes nga shtëpia kanë qenë shumëfish më të larta se çmimi i madh i spektaklit.
Në një koment ndaj një ndjekësi, i cili i rikujtoi moskualifikimin në finale dhe e krahasoi me ish-rivalen Françeska Murati, Sara reagoi prerë:
“Për çfarë më duhej finalja mua? Unë e nxora 2-3 herë çmimin e madh vetëm me kontrata Instagrami.”
Duke marrë parasysh se çmimi zyrtar i “Big Brother VIP” është 100 mijë euro, deklarata e saj lë të kuptohet se bashkëpunimet dhe reklamat në rrjete sociale i kanë sjellë të ardhura që kapin qindra mijëra euro.
Por për Sarën, suksesi nuk matet vetëm në shifra financiare. Ajo theksoi se arritjet e saj më të mëdha janë personale:
“U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptar, kam një vajzë si drita të bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar.”

Që prej përfundimit të spektaklit, Sara është shndërruar në një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, duke siguruar bashkëpunime të shumta me marka të njohura.
Me këtë reagim, Gjordeni duket se ka mbyllur çdo debat mbi mungesën e saj në finale, duke lënë të kuptohet se suksesi i vërtetë për të nuk ishte trofeu, por karriera dhe jeta që ndërtoi jashtë kamerave.






