Site logo

Ntreg

Sara Hoxha në një lidhje të re?

Sara Hoxha duket se po e lë të kaluarën pas krahëve – përfshirë edhe ish-partnerin e saj, reperin e njohur Ledri Vula.

Dy vite pas ndarjes së tyre të bujshme, nga e cila lindi vajza Poem Blu, burime pranë blogeres konfirmojnë se ajo është në një lidhje të re dashurie. Partneri i ri, ndryshe nga Ledri, nuk është pjesë e botës së showbiz-it, dhe dyshohet se çifti ka disa muaj që njihen dhe frekuentohen.

Ndërkohë që Sara ka zgjedhur heshtjen dhe ruajtjen e privatësisë, Ledri ka qenë më i hapur për të komentuar ndarjen, përfshirë një intervistë emocionale me Arbana Osmanin.

Në mediat rozë, emri i Ledrit është lidhur më pas me disa figura publike si Rina Zajti dhe Xhensila Myrtezaj, por çdo thashethem është mohuar nga palët si “thjesht bashkëpunime muzikore”.

A është kjo një shenjë që Sara po gjen lumturinë larg syve të publikut? Mbetet për t’u parë nëse ajo do të reagojë për herë të parë mbi këtë romancë të re që po qarkullon në media.

Të fundit