Sara Hoxha shijon pushimet në Saint-Tropez mes thashethemeve për një lidhje të re.
Blogerja e njohur Sara Hoxha, pas disa ditëve relaksi në jug të Shqipërisë, ka zgjedhur rivierën franceze si destinacionin e radhës për pushimet e saj verore. Aktualisht ndodhet në Saint-Tropez, ku shfaqet më e qetë dhe e lumtur se kurrë më parë.
Edhe pse nuk ka ndarë shumë detaje rreth udhëtimit, fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se Sara po i shijon në maksimum momentet në një nga vendet më të njohura dhe luksoze të Francës.


Ndërkohë, në media dhe rrjete sociale vijojnë spekulimet për një lidhje të mundshme mes saj dhe biznesmenit Erik Fullani. As Sara dhe as Erik nuk kanë reaguar publikisht për këto thashetheme, duke e lënë gjithçka në kuadrin e supozimeve.






