Site logo

Ntreg

Sara në heshtje, Ledri poston nga i njëjti vend – Çfarë po ndodh me ish-çiftin?

Një lidhje e re e mundshme për Sara Hoxhën është kthyer në një nga thashethemet më të përfolura në mediat rozë ditët e fundit. Megjithatë, Sara nuk ka reaguar publikisht për këto zëra, duke zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes dhe të shijojë pushimet me vajzën e saj, Poem Blu.

Pak ditë më parë, ajo publikoi disa pamje nga bregdeti ku ndodhet me të bijën. Sot, një veprim i ngjashëm nga Ledri Vula ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve: reperi postoi gjithashtu një Instastory nga bregdeti, që për shumë ndjekës duket të jetë i njëjti vend ku ndodhet edhe Sara.

Ky detaj ka nxitur spekulime se ish-çifti mund të kenë nisur pushimet në të njëjtin vend, ndoshta për të kaluar më shumë kohë me vajzën e tyre.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë koment apo konfirmim lidhur me vendndodhjen apo raportet aktuale mes tyre, por ndjekësit po i ndjekin me vëmendje çdo postim, në pritje të ndonjë të vërtete të re.

Sara në heshtje, Ledri poston nga i njëjti vend – Çfarë po ndodh me ish-çiftin?

Të fundit