Moderatorja e njohur dhe njëkohësisht ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito, ka zbuluar një surprizë të madhe për publikun gjatë një interviste në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron. Ajo ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli, janë në hapat e parë të një projekti të ri kinematografik.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka përmendur pak në rrjete sociale, por tani mund të them se po nisim konkretisht punën,” është shprehur Kiara, duke shtuar se ndonëse projekti është në fazat fillestare, të dy janë të entuziazmuar për të realizuar diçka të veçantë.
E pyetur nëse filmi do të jetë një komedi apo një histori dashurie, Kiara ka lënë të kuptohet se do të jetë një kombinim i të dyjave: “Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri,” tha ajo me humor.
Çifti, që pas përfundimit të Big Brother VIP, ka fituar zemrat e publikut me lidhjen e tyre të sinqertë dhe tashmë janë prindër të një vajze, Luna Mari. Projekti i ri duket se do të sjellë një tjetër dimension të marrëdhënies së tyre, këtë herë në ekranin e madh. Fansat presin me padurim detaje të reja rreth këtij bashkëpunimi që premton emocione, humor dhe shumë dashuri.






