Selin apo Gjesti? Gimbo zgjedh fituesin në “Fan Club”

I ftuar në “Fan Club”, ish-banori i Big Brother VIP 5, Gimbo, komentoi mbi dinamikat më të fundit në shtëpi dhe foli edhe për raportin që ka me Selin. Gjatë intervistës, ai u pyet se kush, sipas tij, do të dilte fitues nëse në garë do të përballeshin Selin dhe Gjesti.

Në përgjigjen e tij, Gimbo theksoi se të dy kanë mënyra shumë të ndryshme loje, por u shpreh se Gjesti do të kishte më shumë shanse për ta fituar garën. Megjithatë, ai la të kuptohet se edhe Selin mbetet një lojtare e fortë, duke mos e përjashtuar aspak nga një skenar i tillë.

Komenti i tij ka ngjallur reagime te ndjekësit e formatit, sidomos për shkak të lidhjes së afërt që ai ka si me Selin, ashtu edhe me Gjestin.

Të fundit