VIDEO/ Selin Bollati fiton “Big Brother VIP Albania 5”

Selin Bollati është shpallur fituese e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh pas një finaleje të mbushur me emocione.

Balerina dhe prezantuesja, e cila u kthye në një nga personazhet më të komentuara gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpi, arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të sigurojë votat vendimtare për fitoren.

Në natën finale, Selin u përball me Mirin, i cili u rendit në vendin e dytë, ndërsa gara mes finalistëve u shoqërua me surpriza dhe momente të forta emocionale nga produksioni.

Sezoni i pestë i spektaklit përfundoi pas 120 ditësh izolim dhe sfidash, duke u mbyllur me triumfin e Selin Bollatit si fituesja e madhe e këtij edicioni.

Të fundit