Selin injoroi Mirin pas mesazhit të vëllait?! Miri shpërthen: “Duhej të më jepje forcë!”

Selin injoroi Mirin pas mesazhit të vëllait?! Miri shpërthen: “Duhej të më jepje forcë!”

Situata mes Selin dhe Mirit duket se është tensionuar pas surprizës që vëllai i Selin i bëri asaj gjatë mbrëmjes së kaluar.

Pas mesazhit emocional të vëllait, Selin nuk u pa të takohej menjëherë me Mirin, gjë që shkaktoi pakënaqësi te banori. Dyshja e diskutoi hapur këtë situatë, ku Miri shprehu bindjen se Selin u ndikua nga fjalët e vëllait të saj, i cili i kishte thënë se ajo është “vetëm”.

Nga ana tjetër, Selin mohoi se veprimi i saj ishte i qëllimshëm, duke insistuar se gjithçka ndodhi spontanisht. Megjithatë, Miri nuk u bind dhe theksoi se ishte i lënduar nga mungesa e mbështetjes së saj në atë moment.

“Ke bërë dy lëvizje që mua nuk më kanë pëlqyer. Kemi 39 ditë bashkë dhe hyrja jote në shtëpi duhej të ishte direkt tek unë. Detajet bëjnë diferencën,” u shpreh Miri, duke shtuar se Selin zgjodhi të takonte fillimisht gjithë shtëpinë.

Selin u mbrojt duke thënë se ishte ulur direkt në divan dhe se banorët iu afruan vetë, por Miri këmbënguli se edhe herën e dytë ajo veproi njësoj.

“Nuk e kam bërë me qëllim,” u shpreh Selin, por Miri vijoi me tone të forta:
“Edhe sikur nesër të mos kemi lidhje, duhej të më jepje forcë mua. Minimumi ishte të vije e të më thoje ‘faleminderit deri këtu’. Kur erdhe tek unë, u takuam si shokë lagjeje dhe më ike.”

Biseda mes tyre ka nxitur reagime të shumta nga publiku, duke shtuar dyshimet për një krisje serioze në raportin e tyre.

Të fundit