Raporti mes Mirit dhe Selinit vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ndërsa së fundmi banori ka folur hapur për situatën gjatë një bisede me Markon.
Gjatë diskutimit, Miri u shpreh se është përpjekur të mbajë një qëndrim të kujdesshëm ndaj Selinit, pasi çdo veprim i tij mund të interpretohej ndryshe nga banorët apo publiku jashtë shtëpisë.
Ai tregoi se edhe shmangia e kontaktit vizual mund të krijonte një perceptim të gabuar për situatën mes tyre.
“Nëse për 10 minuta nuk e shikoja në sy, do dukej sikur po pranoja fajin,” u shpreh Miri, duke shtuar se është ndjerë shpesh i vendosur në një pozitë të vështirë për shkak të komenteve dhe dyshimeve që janë krijuar rreth raportit të tyre.
Sipas tij, çdo reagim apo distancë është analizuar në mënyrë të tepruar brenda lojës, gjë që ka bërë që situata të marrë dimension më të madh sesa realisht është.
Biseda mes dy banorëve ka nxitur reagime edhe në rrjetet sociale, ku fansat e spektaklit vazhdojnë të ndahen në mendime për marrëdhënien mes Mirit dhe Selinit dhe ndikimin që ajo po ka në dinamikat e lojës.






