Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka shqetësuar fansat pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, ku tregoi se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Në një InstaStory që mori menjëherë vëmendje në rrjet, Selini u shpreh se mëngjesi i sotëm e ka gjetur shumë të sëmurë, ndërsa nuk munguan as ironitë ndaj kritikëve dhe komenteve negative që ka marrë së fundmi.
“Ky mëngjes na gjeti shumë të sëmurë ose na zunë ‘mallkimet’ tuaja…”, shkroi ajo, duke shtuar se ndjen që njerëzit ende nuk e kanë kuptuar plotësisht.
Postimi i saj ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e saj dhe i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.
Pas fitores në “Big Brother VIP Albania”, Selini vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuara në rrjet dhe çdo reagim i saj merr menjëherë vëmendjen e publikut.






