Selina ka një kusht për tu martuar me Gimbon

Në orët e para të mëngjesit të së martës teksa disktonin në grup për dasmën që pritet të ndodhë së shpejti në shtëpinë e BBVIP, Selina dhe Gimbo të cilët kanë shprehur pëlqimin për të qenë cifti që do të martohet, diskutuan rrethanat e “kurorëzimit” të tyre.

Ata po konkurrojnë me ciftin Brikena – Mateo për tu martuar brenda shtëpisë.

Selina i vendosi Gimbos një kusht nëse do të ishin ata cifti që do të zgjidhej për martesë. “Do pranoj të martohem me ty vetëm nëse mëngjesin e dasmës do të më propozosh, sado thjeshtë,” i tha banorja Gimbos. Duke qeshur, Gimbo i bëri thirrje publikut ta votojnë si cifti që do të martohet duke bërë shaka të mos e lënë pa rehatuar.

Dasma pritet të ndodhë së shpejti brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe është në fakt një skenë që ka prodhuar puthje të bukura e një cift aq simpatik për publikun sa Luizi dhe Kiara.

Të fundit