Prej disa javësh, thashethemet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe partneres së tij, Selvije Jao, kanë mbushur rrjetet sociale. Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk kishte reaguar publikisht për situatën – derisa Shpati vendosi të thyejë heshtjen.
I ftuar në emisionin “Kosova Live”, këngëtari mohoi ndarjen, por pranoi se çifti po kalon një periudhë krize.
“Nuk bëhet fjalë për ndarje, por për një krisje emocionale. Selvija është shumë ndjeshme dhe i shpreh ndjenjat përmes rrjeteve sociale, prandaj publiku ka keqkuptuar shumë gjëra”, – tha ai.
Por pas kësaj deklarate, nuk vonoi përgjigja e Selvijes.
Në një postim thumbues në InstaStory, ajo shkroi:
“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”
Ky mesazh u interpretua gjerësisht si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj fjalëve të Shpatit, duke sugjeruar se Selvija mban brenda vetes një të vërtetë që ende nuk është ndarë me publikun – dhe që mund të ndryshojë perceptimin për gjithë situatën.
Publiku, ndërkohë, mbetet i ndarë mes atyre që mbështesin Shpatin dhe atyre që shprehin solidaritet me Selvijen.






