Shpat Kasapi dhe Selvija kanë konfirmuar përmes rrjeteve sociale ndarjen e tyre, duke i dhënë fund martesës disa vjeçare.
Pas këtij lajmi, Selvija ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe mjaft personal në Instagram. Në një video të publikuar së fundmi, ajo shihet duke shëtitur natën vonë pranë pallatit të saj në Tiranë, ndërsa tregon hapur për gjendjen emocionale që po përjeton.
“Dola të marr pak ajër se s’më merr gjumi… po nuk qenkam e vetmja që ndihem kështu,” – shkruan ajo, duke lënë të kuptohet për një periudhë të vështirë pas ndarjes.
Selvija ka bërë gjithashtu të ditur se është larguar prej disa ditësh nga Tirana – ndoshta si një mënyrë për t’i ikur rutinës dhe për të rigjetur qetësinë.







