Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvija duket se ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj, të mbushur me forcë, reflektim dhe vendosmëri.
Në ditëlindjen e saj, ajo ndau një postim të gjatë në Instagram, i cili u komentua gjerësisht si një “thumb” i fortë për ish-partnerin.
“E festova ditëlindjen time në qetësi absolute, me njerëz që më duan sinqerisht dhe e dinë sa vlej. Është mrekulli të jesh i rrethuar nga dashuria e pastër,” – shkruan ajo ndër të tjera.
Selvija theksoi se tashmë është “arkitektja e jetës së saj”, duke mos pranuar më “gënjeshtra, manipulime apo tradhti” – fraza që për shumë ndjekës janë një mesazh i qartë për Kasapin.
Në mesazhin e saj, ajo foli edhe për rolin si nënë, duke u shprehur se prioriteti i vetëm mbetet djali i saj, Roeli. Sipas saj, një familje e lumtur nuk ka pse të ketë patjetër dy prindër: “Edhe një nënë me djalin e saj mund të jetë një familje e lumtur.”
Me këtë rrëfim, Selvija u tregua më e fortë se kurrë, duke dhënë mesazhin se nuk do të lejojë askënd ta dëmtojë shpirtërisht dhe se tashmë hap një kapitull të ri, ku pak njerëz do të kenë vend.
Postimi i saj ka marrë shumë duartrokitje nga fansat, por edhe ka ndezur diskutime, pasi shumica e kanë interpretuar si një mesazh të drejtpërdrejtë për ish-partnerin Shpat Kasapi.






