Tara Muharremi, vajza e këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi, ka festuar semimaturën ditën e mërkurë – një nga momentet më të rëndësishme në jetën e çdo adoleshenteje.
Për këtë ditë të veçantë, ajo është shoqëruar nga të dy prindërit e saj, të cilët janë të ndarë prej vitesh, por ruajnë një raport korrekt për hir të vajzës së tyre.
Në rrjetet sociale, Tara publikoi një fotografi të përbashkët me Bleron dhe Teutën, që u konsiderua surprizë për ndjekësit, pasi dyshen nuk i kemi parë bashkë publikisht prej kohësh. Pamja e përbashkët e tyre mori menjëherë vëmendjen dhe u komentua gjerësisht.
Blero gjithashtu postoi një urim të ndjerë për vajzën e tij:
“Të do babi pakufi. Urime semimatura zemra e babit.”
Raporti i mirë që ish-çifti ruan me njëri-tjetrin është shpesh përmendur si shembull pozitiv bashkëprindërimi në publik. Teuta Krasniqi është aktualisht e martuar me trajnerin e fitnesit, Adonis Morina, ndërsa Blero, sipas raportimeve, është beqar për momentin.
Në intervista të ndryshme, Blero ka shprehur gjithnjë vlerësim dhe mirënjohje për Teutën dhe kohën e kaluar së bashku, duke treguar respekt për marrëdhënien që kanë ndërtuar pas ndarjes.






