Site logo

Ntreg

Sherr i fshehtë në BBVK? Milaimi: Milaim Zeka zbulon konfliktin me Oltën

Gazetari dhe opinionisti i njohur Milaim Zeka ka bërë një rrëfim të papritur gjatë një interviste në RTV21, duke zbuluar prapaskena të panjohura nga koha kur ishte opinionist në “Big Brother VIP Kosova” së bashku me aktoren Olta Gixhari.

Zeka u shpreh se gjatë gjithë edicionit nuk ka pasur asnjë komunikim me Oltën, madje as përshëndetje:

“Me Oltën nuk kemi komunikuar, nuk kemi folur fare. Pas dy javësh nga nisja e edicionit, nuk jemi përshëndetur dhe nuk kemi biseduar kurrë.”

Ai shtoi se Olta nuk ishte e fokusuar në analizën e ngjarjeve të spektaklit, por më shumë në komentet e tij:

“Ajo nuk merrej me analizën e mysafirëve, por analizonte fjalët e mia. Madje një herë, live, kur unë po flisja, Olta ka thënë: ‘Filloi ky budallai të flasë.’”

Këto deklarata të forta kanë ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tensionuar mes dy opinionistëve që dikur mbanin të mbërthyer para ekranit miliona shikues.

Të fundit