Sherr në Prishtinë! Don Xhon përplaset keq me producentin e njohur

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Prishtinë, në zonën e Veternikut, ku sipas burimeve mediatike është regjistruar një përplasje mes reperit Don Xhon dhe producentit të njohur Shkumbin Nebihu (Bini Diez).

Të njëjtat burime raportojnë se pas incidentit, të dy personat e përfshirë janë shoqëruar në stacionin policor, ku po merren deklarimet dhe po vijojnë procedurat e mëtejshme.

Për momentin, policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me arsyet e konfliktit apo gjendjen aktuale të palëve.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Të fundit