Pas konfirmimit të largimit të moderatoreve Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, ka ardhur edhe reagimi i tyre i parë publik, duke shtuar më tej kuriozitetin rreth konfliktit që dyshohet se ka ndodhur mes tyre.
Neada u shfaq e rezervuar, por e qartë në mesazhin e saj. Ajo publikoi në Instagram një foto me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë, ku shkruhej:
“Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti.”
Pa dhënë sqarime të drejtpërdrejta, moderatorja la të nënkuptohej se ka vendosur ta pranojë me qetësi largimin nga “Top Channel”.
Ndërkohë, Enxhi zgjodhi një qasje krejt tjetër. Ajo postoi një foto pranë nënës dhe qenit të saj, por atë që mori vëmendjen ishte gjesti provokues: Enxhi shihej teksa nxirrte gjuhën dhe bënte gishtin e mesit – një veprim që shumë ndjekës e lexuan si përgjigje të tërthortë ndaj të gjithë situatës dhe zhurmës në rrjet.
Largimi i dy moderatoreve pas përplasjeve të përfolura ka ndezur diskutime të shumta online, ndërsa mbetet ende mister se çfarë ka ndodhur prapa kamerave dhe çfarë e shkaktoi realisht tensionin mes tyre.







