Pas një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me sfida, emocione dhe momente të paharrueshme, edicioni i gjashtë i spektaklit “She’s On Top” u përmbyll me një natë finale plot elegancë dhe konkurrencë të fortë.
Finalistet dhuruan performanca mbresëlënëse në përpjekje për të fituar vlerësimin e jurisë dhe mbështetjen e publikut, por në fund, kurora iu dorëzua Rigelda Totraj, e cila u shpall fituese e këtij edicioni.
Fitorja e Rigeldës në “She’s On Top” i hap dyert drejt mundësive të reja profesionale në industrinë e modës dhe televizionit, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes si një emër premtues në këtë fushë.
Në mesin e pesë finalisteve të përzgjedhura – Arta, Brisi, Antonela dhe Marigona – Rigelda u veçua për paraqitjen e saj të sigurt, përkushtimin e vazhdueshëm, zhvillimin personal gjatë spektaklit dhe potencialin për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në modeling.

Gjatë sezonit, konkurrentet u përballën me një sërë sfidash që testuan aftësitë e tyre në fusha të ndryshme, duke filluar nga sfilatat dhe fotosesionet, deri te provat e inteligjencës, karakterit dhe komunikimit.
Rigelda u dallua si një prej konkurrenteve më konsistente, duke treguar rritje të vazhdueshme dhe një qëndrim të fortë përballë çdo sfide.
Mbyllja e këtij edicioni konfirmoi sërish rolin e “She’s On Top” si një platformë të rëndësishme për vajzat e reja shqiptare që synojnë të ndërtojnë një karrierë në industrinë e modës, ndërkohë që publiku pret me kuriozitet se çfarë do të sjellë sezoni i ardhshëm.







