Pas lajmit të bukur se motra e Olsi Bylykut është në pritje të një djali, rrjetet sociale janë mbushur me urime dhe përgëzime për familjen. Në këtë atmosferë gëzimi, edhe vetë Olsi ka reaguar në mënyrën e tij karakteristike – me emocion, por edhe me humor.
Përmes një postimi në Instagram, aktori dhe prezantuesi i njohur ndau një moment të veçantë me partneren e tij, teksa shijonin një perëndim romantik buzë detit. Në përshkrimin e fotos, Olsi rrëfen një bisedë spontane me të dashurën, e cila, me qetësi olimpike, i thotë: “Shi sa bukur motra, me të dytin.”
Kjo fjali e thjeshtë, por me shumë kuptim, ka ndezur imagjinatën e ndjekësve, të cilët e kanë interpretuar si një sinjal të ëmbël për një hap të mundshëm të çiftit drejt krijimit të një familjeje. Me stilin e tij të zakonshëm plot autoironi, Olsi shkroi se kjo fjali “ia shpërtheu trurin”.
A është ky një ogur i mirë për një tjetër lajm të bukur në horizont? Fansat e çiftit nuk fshihen më: janë të etur për më shumë detaje dhe mezi presin çfarë surprize do të sjellë Olsi dhe partnerja e tij në të ardhmen.







