Loredana reagon pas intervistës së Jozit: “Si jeni me të ëmblat këtë verë?” – Ironia që ndezi rrjetin!
Pas intervistës së fundit të Joz Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ai hodhi hije dyshimi mbi rrugëtimin aktual të Loredanës dhe e akuzoi se është rrethuar nga “shoqëri e keqe”, nuk ka vonuar përgjigjja e saj.
Në stilin që e karakterizon, Loredana ka zgjedhur të mos japë një reagim të drejtpërdrejtë me fjalë të ashpra, por një thumb elegant dhe i mbështjellë me ironi.
Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka publikuar disa foto me pamje verore, të shoqëruara me përshkrimin:
👉 “Si jeni me të ëmblat këtë verë?”
Një pyetje që tingëllon si një deklaratë vetëbesimi, duke treguar se ajo është duke e shijuar verën dhe jetën – pa e kthyer kokën pas.
Por “goditja” e vërtetë erdhi pak më pas.

Loredana ndau me ndjekësit edhe një foto të realizuar së bashku me gazetarin Eraldo Rexho, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Shoqëria e keqe” – një thumb i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Jozit, që pretendoi se ajo është duke u shoqëruar me “njerëz të padëshirueshëm”.
Kujtojmë se gjatë intervistës së tij, Jozi la të kuptohet se Don Xhoni mund të jetë pjesë e kësaj “shoqërie”, duke ndjekur thashethemet për një lidhje mes tij dhe Loredanës.
Por në vend që të sqarojë, Loredana zgjedh të luajë me ironinë – dhe për momentin, duket se është ajo që ka kontrollin mbi narrativën.






