Site logo

Ntreg

“Shou i shëmtuar!” G Bani rrëfen të vërtetën për daljen e tij nga BBVIP për shkak të babait

Në një live në TikTok, reperi i njohur G Bani ka folur hapur për një nga momentet më të vështira të tij gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4.

Në një nga netët Prime, moderatori Ledion Liço hyri në shtëpi për t’i dhënë lajmin e rëndë se babai i tij ishte shtruar në spital, duke e detyruar të largohej menjëherë nga gara.

Një ndjekës në TikTok e pyeti:
“Kur të thanë për herë të dytë se kishe një person të sëmurë, a ishte e vërtetë?”

Reperi konfirmoi se lajmi ishte i saktë, por njëkohësisht shprehu zhgënjimin për mënyrën si u menaxhua situata:

“Babai im ka qenë sëmurë, babai im ka qenë në spital me të gjitha ato që ka përshkruar drejtuesi i emisionit. Por ata bënë një shou të shëmtuar në shpinën time. Nuk duhej të ma kishin thënë në Prime, por më parë.”

Ai shtoi se produksioni mund ta kishte lajmëruar ndryshe, duke e marrë në dhomën e rrëfimit në intimitet, dhe jo përpara gjithë publikut:

“Nuk kanë pasur pse të presin Primen. Më thonin në dhomën e rrëfimit, ‘ke babanë sëmurë, ik’, dhe mbaronte aty.”

Sipas tij, momenti i transmetuar në ekran nuk duhej të ishte kthyer në pjesë të spektaklit, duke e përjetuar si një nga përvojat më të rënda të jetës së tij.

Të fundit