Site logo

Ntreg

Shpat Kasapi thyen heshtjen pas sherrit në dasmë!

Pas zhurmës së krijuar nga një incident në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, këngëtari Shpat Kasapi ka vendosur të reagojë sërish për të qetësuar fansat. Në një video të postuar në InstaStory, ai u shfaq i qetë dhe me buzëqeshje, duke thënë shkurt: “Jam mirë si molla.”

Ky është reagimi i tij i dytë publik pas ngjarjes, duke konfirmuar edhe një herë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpirtërore. Frazën e thjeshtë dhe me humor, Shpati e përdori për të larguar çdo dyshim apo shqetësim të ndjekësve, të cilët pas lajmeve për incidentin, kishin nisur të pyesnin për gjendjen e tij.

Reagimi i fundit i këngëtarit vjen në të njëjtën kohë me disa postime me tone thumbuese të ish-partneres së tij, duke ngritur sërish diskutime në rrjetet sociale.

Të fundit