Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova”, Shkurta ka komentuar për herë të parë situatat e krijuara brenda shtëpisë, gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Big Talk”.
Ajo u shpreh se largimi i saj ishte i dëshiruar nga shumica e banorëve, gjë që sipas saj u reflektua edhe në mungesën e përshëndetjes nga ana e tyre në momentin e daljes.
“Përderisa ata kanë dashur që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur. Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka deklaruar Shkurta.
Situata u tensionua më tej gjatë debatit me Xhenetën, ku Shkurta përdori një gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj saj.
“Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci”, u shpreh ajo gjatë përplasjes.
Debati eskaloi edhe më shumë kur Shkurta përmendi emrin e Gjestit, duke shtuar:
“S’ka pasur faj që s’të ka dashur Gjesti, se ti ke fituar në kurriz të tij”.
Nga ana tjetër, Xheneta reagoi duke u mbrojtur dhe duke i kthyer përgjigje të drejtpërdrejtë:
“Jemi duke folur për bigun tënd”.
Debati u mbyll në një atmosferë të tensionuar, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi marrëdhëniet dhe rivalitetet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova”, të cilat duket se vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.






