Site logo

Ntreg

Shpërthen rrjeti, Dafina Zeqiri reagon qetësisht ndaj kaosit mediatik

Prej disa ditësh në mediat rozë është përfolur për një prishje të mundshme të bashkëpunimit mes këngëtares së njohur Dafina Zeqiri dhe menaxherit të saj, Pëllumb Çitaku. Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi, duket se raporti profesional mes tyre ka marrë fund, çka është vërejtur edhe nga ndjekësit, pasi Dafina e ka hequr Çitakun nga lista e ndjekësve në rrjete sociale.

Teksa spekulimet morën dhenë, Dafina ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj: përmes një postimi në Instagram. Artistja ka shpërndarë një shkrim, ku theksohet se jeta e saj është larg kaosit dhe krizave.

“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë,” thuhet në postimin që ajo ka shpërndarë, duke lënë të kuptohet se gjithçka është pjesë e një transformimi të vetëdijshëm në jetën e saj.

Në këtë periudhë, Dafina po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, ndërsa pritet të bëhet nënë për herë të parë, me ardhjen në jetë të një djali. Në fokusin e saj aktual duket se është qetësia, familja dhe faza e re që po nis.

Shpërthen rrjeti, Dafina Zeqiri reagon qetësisht ndaj kaosit mediatik

Të fundit