Alarm në Gurëz të Fushë Kuqes! Rreth orës 04:20 të mëngjesit, një shpërthim me lëndë plasëse, e dyshuar si artizanale, tronditi lagjen. Porta e jashtme e murit rrethues të një banese u dëmtua lehtë, ndërsa pranë saj u gjetën disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen është fakti se dyshohet se shënjestra ka qenë këngëtari Jozi, i njohur nga Big Brother, i cili besohet të ketë qenë brenda banesës gjatë ngjarjes. Megjithatë, deri tani Jozi nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të plotë.
Ngjarja ka tronditur zonën, por edhe publikun e showbiz-it, që pret me padurim një reagim nga ish-banor i Big Brother.







