Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania, e cila vazhdon të tërheqë vëmendje – këtë herë edhe për raportin e saj të dikurshëm me Joz Markun.
Që në hapje të emisionit, moderatori Visjan Ukcenaj solli pak humor në studio, duke kujtuar se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte dedikuar një poezi Jozit. Kjo ngacmoi atmosferën dhe solli reagime të menjëhershme.
Konkurrentja reagoi duke sqaruar se nuk ka kontakt me Jozin në rrjete sociale dhe se poezia ishte thjesht në një frymë miqësore. Loredana, pa humbur qetësinë, dha një përgjigje me klas dhe një këshillë që u prit mirë nga publiku:
“Shpirt, mua ai ma ka shkruar. Kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, më mirë le të bëjë mashkulli për ty.”
Atmosfera u bë edhe më dinamike kur ajo shtoi me një dozë humori:
“Ja për shembull, mua Jozi ma ka shkruar poezinë.”
Një deklaratë që nxiti të qeshura dhe solli një moment tërheqës në studio.

Megjithëse raporti i tyre ka marrë fund, duket se Loredana e ruan me maturi dhe sportivitet kujtimin e kësaj historie, duke treguar edhe një herë se eleganca në komunikim nuk del kurrë nga moda.







