Site logo

Ntreg

Shqipëria e para në Europë për këtë detaj tek makinat

Shqipëria udhëheq Europën për makinave me naftë të regjistruara për herë të parë, me 66% të totalit në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat. Një rekord i qartë në kontrast me trendin europian, ku shumica e vendeve po kalojnë drejt makinave elektrike dhe alternativave më pak ndotëse.

Nga 85,7 mijë makina të reja në Shqipëri, 56,7 mijë ishin me naftë, 17,6% me benzinë dhe vetëm 3,3% elektrike. Vendet e tjera të rajonit, si Moldavia dhe Bosnja, kishin përqindje më të ulëta, duke treguar se Shqipëria mbetet larg trendit “green” të Europës.

Ekspertët shpjegojnë se dominimi i makinave me naftë lidhet me tregun e makinave të përdorura, kosto më të ulëta dhe mungesë infrastrukture për karikim elektrik, por pritshmëritë janë se trendi europian do të ndikojë edhe këtu në vitet e ardhshme.

baner viral news

Të fundit