Site logo

Ntreg

Shqipëria, e varur nga turizmi: 22% e ekonomisë vjen nga turistët

Shqipëria është një nga vendet që mbështetet më shumë te turizmi për të mbajtur ekonominë në këmbë. Sipas të dhënave ndërkombëtare, rreth 22% e ekonomisë së vendit vjen nga paratë që sjellin turistët. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 16 në botë dhe të dytën në Europë, pas Maltës. Vitet e fundit, numri i vizitorëve ka shpërthyer, duke kaluar 12 milionë turistë në 2025.

Ky bum ka sjellë fitime të mëdha për shumë familje dhe biznese. Janë rritur investimet në hotele, bare e restorante, ndërsa shumë qytetarë kanë fituar para duke dhënë shtëpitë me qira ditore. Vetëm nga Airbnb, familjet shqiptare fituan mbi 130 milionë euro vitin e kaluar. Pra, turizmi nuk ndihmon vetëm një sektor, por shumë zinxhirë të ekonomisë.

Megjithatë, kur një vend varet kaq shumë nga turistët, çdo krizë globale mund ta godasë fort. Luftërat, pasiguria apo situata si pandemia mund të ndalin udhëtimet brenda pak ditësh, duke lënë bizneset pa klientë. Shembuj nga vende të tjera tregojnë se kur turizmi ndalet, ekonomia pëson rënie të menjëhershme. Kjo do të thotë se, edhe pse turizmi sjell para të mëdha, ai mbetet një burim i ndjeshëm dhe i pasigurt në kohë krizash.

baner viral news

Të fundit