Shqipëria vazhdon të përballet me hemorragji të popullsisë, ku të rinjtë dhe familjet e reja po largohen me ritme të larta. Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm në vitin 2024, rreth 44 mijë shqiptarë emigruan drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në katër vitet pas pandemisë, largimi ka kapur mbi 180 mijë persona, pa përfshirë emigracionin drejt Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Grupi kryesor i emigrantëve janë të rinjtë 25–34 vjeç, që përbëjnë 62% të të larguarve, ndërsa familjet me fëmijë të vegjël përbëjnë rreth 18% të emigrantëve. Ky largim ka rritur moshën mediane të popullsisë në 44.3 vjeç në 2025, nga 34.7 vjeç në 2015.
Një tjetër problem është rënia e lindjeve, që kanë shënuar 21,425 në 2025, 74% më pak se në fillim të viteve ’90. Migracioni neto mbetet negativ, duke treguar se largimi i të rinjve dhe familjeve të reja është një sfidë serioze demografike për vendin, ndërkohë që politikat shtetërore nuk duket se po e adresojnë këtë problem.
