Site logo

Ntreg

Shqipja reagon ashpër për raportin me Blerandon

Shqipja reagon ashpër për raportin me Blerandon

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Shqipe Hysenaj, ka reaguar publikisht ndaj spekulimeve të vazhdueshme për një lidhje të mundshme mes saj dhe Blerandos.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Shqipja është shprehur hapur se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë ndonjë lidhje me personat që përfliten në rrjete sociale, duke theksuar se kjo po shndërrohet në një teprim të panevojshëm.

O zemër, a ka mundësi mos më bëni bashkë me njerëz që nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje dhe s’do të kem kurrë, sepse po bëhet e tepërt tani. Besoj kam qenë mjaft e qartë pas bigut. Bëjini stop këtyre postimeve,” ka shkruar ajo.

Shqipja reagon ashpër për raportin me Blerandon

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK2, Shqipja dhe Blerando ishin parë shpesh të afërt, gjë që ngjalli dyshime për një romancë. Por pas daljes nga programi, ata i ndërprenë të gjitha kontaktet, madje as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale – duke i vënë kapakun përfundimisht çdo hamendësimi.

Ky reagim i fundit i Shqipes shihet si një sqarim i qartë për fansat që vazhdojnë ta përflasin për lidhje të paqena, duke i bërë thirrje që të mos e lidhin më me emra me të cilët nuk ka pasur kurrë asgjë.

Të fundit