Site logo

Ntreg

Shtatzënë apo jo? Alba Pollozhani vendos të flasë publikisht

Shtatzënë apo jo? Alba Pollozhani vendos të flasë publikisht

Ish-fermerja Alba Pollozhani ka reaguar për lajmet që qarkulluan rreth një shtatzënie të mundshme gjatë pjesëmarrjes së saj në Ferma VIP. E ftuar në një studio televizive, Alba i mohoi këto spekulime dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë shtatzëni gjatë eksperiencës në emision.

Ajo e përshkroi daljen nga Ferma VIP si një fazë me shumë emocione të larta, duke shtuar se situatat e jashtme dhe reagimet e publikut e kanë bërë të ndjehej e konfuzuar dhe e pafuqishme për t’u përgjigjur direkt të gjitha pyetjeve.

Në fjalët e saj:

“Sa i përket shtatzënisë, nuk e di pse doli një lajm i tillë. Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha pranuar sepse unë nuk mund të bëhem një njeri që mohoj diçka të bukur.”

Pollozhani shtoi se situata ka qenë sfiduese për shkak të efektit të jashtëm dhe emocioneve intensive, dhe se fokusi i saj gjatë asaj kohe nuk ishte të sqaronte spekulimet, por të përballonte emocionet që lindin pas daljes nga një reality show.

Të fundit