Site logo

Ntreg

Shteti lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, Arbenitën

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhërarrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, ish-bashkëshortes së reperit Fero.

Sipas prokurorisë, Arbenita dyshohet se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të lejuar takimin e vajzës me babanë biologjik, duke kryer veprën penale “Mospërfillje e gjykatës”. Hetimet tregojnë se, pas revokimit të autorizimit nga Fero në mars 2025, ajo nuk i ka mundësuar kontaktin me fëmijën, ndonëse vendimi gjyqësor parashikonte takime dy herë në muaj.

Arbenita akuzohet gjithashtu për veprën “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”, pasi dyshohet se ka marrë vajzën dhe është larguar jashtë Kosovës, duke e penguar Fero-n të ushtrojë të drejtën prindërore.

Ndërkohë, ndaj Feros ekziston një aktakuzë e veçantë në Gjilan për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, që lidhen me periudhën qershor–tetor 2024.

Të fundit